Ambasadori serb: S’ka asnjë realitet tjetër, Serbia s’do ta njohë Kosovën dhe Kosova është e Serbisë

“Nuk ka asnjë realitet tjetër, Serbia nuk do ta njohë Kosovën dhe Kosova është e Serbisë”. Kjo është deklarata e ambasadorit serb në Shqipëri Miroljub Zariç. Deklaratën diplomati serb e bëri nga Shkodra teksa mori pjesë në festën e krishtlindjes ortodokse në kishën e Shën Trinisë në Vrakë të Malësisë së Madhe.

Mosnjohja e Pavarësisë së Kosovës, nuk e pengon Serbinë drejt rrugës në antarsimin në Bashkimin Europian, shprehet ambasadori serb Miroljub Zariç. Edhe pse Berlini zyrtar përmes procesit të Berlinit ka kërkuar që Serbia të bëjë hapa para për njohjen e Kosovës, diplomati serb thotë se shteti i tij nuk tërhiqet nga pretendimet që kanë.

Pas 25 viteve, pavarësisht çështjes së Kosovës që është në mes, nuk ka mundësi që Shqipëria dhe Serbia të përkeqësojnë marrëdhëniet deklaron ambasadori Zariç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zariç vlerëson ligjin e miratuar nga Parlamenti shqiptar për pakicat kombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Diplomati shton se TV publik shqiptar duhet të ketë një minutazh në gjuhën serbe në respektim të kësaj pakice në vendin tonë.

Një ditë më parë edhe prifti mitropolit i kishës ortodokse Serbe në Malin e Zi Radomor Nikçeviq deklaroi se Kosova është Serbi dhe një tokë e shenjtë për serbët duke qenë kështu në një linjë me shtetin e Serbisë në raport me çështjen e Kosovës. /ShkodraNews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?