Ambasadorja Yuri Kim shfaqet e qeshur mes artistëve në koncertin e TKOB: Unë e dua Shqipërinë (FOTO)
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka marrë pjesë ditën e djeshme në koncertin kushtuar këngëtares së muzikës popullore Fitnete Rexha, të zhvilluar në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Përmes një postimi në facebook, ambasadorja Kim shprehet se ka kaluar një mbrëmje të mrekullueshme teksa ka postuar dhe disa foto nga momentet e kaluara mes artistëve shqiptarë.
“Një mbrëmje e mrekullueshme në përkujtim të këngëtares së muzikës popullore Fitnete Rexha, me këngët e saj të interpretuara mjeshtërisht nga Bujar Qamili dhe Valbona Mema, e të rinj që duan të ecin në gjurmët e saj. Unë e dua Shqipërinë!”, shkruan Yuri kim në postimin e saj në Instagram.
View this post on Instagram