Ambulanca përplaset me një kamion, ndërron jetë pacienti

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnjë. Mësohet se një kamion ka përplasur një ambulancë dhe për pasojë raportohet për një person të vdekur.

Aksidenti ka ndodhur në kryqëzim të autostradës Fier-Lushnje, ndërsa bëhet e ditur se ambulanca po transportonte për në Tiranë një person të sëmurë.

Nga aksidenti pacienti ka ndërruar jetë. Ndërkohë policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

SHKARKO APP