Ambulanca që s’ka mjekë dhe mungojnë ilaçet

Nëse kërkon ndihmën e shpejtë në fshatin Babunjë të Divjakës, nuk do e gjesh pasi godina e ambulancës është në rrezik për të shembur.

Ambulanca që u shërben 7 mijë banorëve, nuk ka parë investim prej vitesh. Në këtë qendër shëndetësore ndodhet vetëm një infermiere, dhe ka mungesë në ilaçet e ndihmës së shpejtë.

Muret dhe dyshemeja kanë pësuar çarje që në disa vende arrijnë deri në 10 cm. Tavani i ndërtuar me kallamishte pikon i gjithi. Pacientët kanë frikë kur marrin mjekime. Godina është ndërtuar nga kooperativa bujqësore 50 vjet me parë me themele prej balte.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka as oksigjen për rastet e urgjencave dhe serumet blihen nga pacientët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?