Amerika na do dhe kjo është prova më e mirë! (FOTO)
Duket se shqiptarët nuk heqin dorë kollaj nga ëndrrat dhe ajo amerikane është e preferuara e tyre. Prova më e mirë e kësaj është numri i aplikimeve për Lotarinë Amerikanë. Sipas Monitor, shifrat tregojnë se shqiptarët shënojnë rekord në Europë për marrjen e lejeve të përhershme të banimit (green card) në dekadën e fundit, në raport me popullsinë.
Instituti i Politikave të Migrimit në SHBA ka përditësuar të dhënat për fluksin e lejeve të përhershme të banimit për gjithë vendet e botës. Për vendin tonë, që nga viti 1999 këtë të drejtë e kanë fituar rreth 77.618, ku numri më i lartë është shënuar në 2006-ën dhe ai më i ulëti në 2003-in. Pas këtij viti shihet se ka sërish një rritje të numrit të shqiptarëve që kanë përfituar nga ”Green Card-i”.
Nga të dhënat e përpunuara,rezulton se në një dekadë kanë marrë ”Green Card” rreth 54 mijë shqiptarë, duke u renditur në vend të gjashtë pas Mbretërisë së Bashkuar, Federatës Ruse, Polonisë dhe Gjermanisë. Gjithsesi në raport me popullsinë, vendi ynë kryeson dukshëm në numrin e lejeve të qëndrimit që merren çdo vit.


