Anti-kanabis, policia kontroll në Malësinë e Krujës

Në kuadër të planit kombëtar kundër kultivimit të lëndëve narkotike, Policia e Shtetit ka nisur kontrollet në Malësinë e Krujës.

Forca të shumta policie u nisën mëngjesin e sotëm drejt zonave të ashtuquajtura problematike ndër vite në rrethin e Krujës.

Aksioni është përqëndruar në zonën e Dukagjinit dhe Dervenit në Krujë. Paralelisht kontrolle po kryhen në zonat e Manzës, Ishmit dhe fshatrat e Shijakut në Durrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burime zyrtare në Policinë e Shtetit thanë se kontrollet janë të vazhdueshme dhe në kuadër të planit kombëtar kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?