“Arrest me burg” për dy shokët e 21-vjeçarit Aldi Ramës
Aktualitet E Premte, 1 Tetor 2021 14:49
Gjykata e Lezhës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “arrest me burg” për Armando Markun dhe Kristjan Sherrin, të cilët ishin në makinë së bashku me Aldi Ramën, që vrau efektivin e policisë, Saimir Hoxha.
Për Markun dhe Sherrin është ngritur akuza “moskallezim krimi”. Prokurori Ylli Pjetërnikaj kërkoi nga gjykata që ndaj tyre të vendoste masën e sigurisë “arrest ne burg”.