Arrestimi i doganierëve, ‘blindohet’ porti i Durrësit, policia kontrolle të rrepta kamionëve

Të gjithë kamionët në Portin e Durrësit po kalojnë në sitën e policisë. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se mbrëmjen e djeshme janë ushtruar kontrolle të rrepta në Portin e Durrësit.

Kontrollet janë ushtruar në të gjithë kamionët që nisen nga Durrësi për në Itali. Si rezultat i kontrolleve 16 kamionë me mallra, janë bllokuar në port. Kjo, pasi për shkak të procedurave të zgjatura të kontrollit nuk kanë mundur të nisen për në Itali.

Kamionët e mbetur në portin e Durrësit duhej të niseshin gjatë natës për në Ankona por trageti është nisur me 3 orë vonesë si pasojë e kontrolleve.
Mësohet se kontrollet janë ushtruar nga policia kufitare dhe dogana e Durrësit

Swiss Digital Desktop Reklama

Ashpërsimi i masave në portin e Durrësit, pas arrestimit të doganierëve dhe efektivëve të policisë kufitare. Një ditë më parë agjentët doganorë pezulluan punën në orën 14:00 në portin e Durrësit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?