Arrestohen 5 biznesmenë, 6 në kërkim; Mashtrimi me 9 mln dollarë

Pesë biznesmenë janë arrestuar nga policia pasditen e sotme, ndërsa gjashtë të tjerë janë shpallur në kërkim. Ata akuzohen për mashtrim me skemën e TVSH, ndërsa dëmi llogaritet në 9 mld dollarë nga kreditimi.

Arrestimet janë bërë pas lëshimit të urdhrit nga prokurori Ndini Tavani, ndërsa biznesmenët janë nga fusha e ndërtimit, karburanteve dhe të tjera.

Të 11 biznesmenët që janë të arrestuar, por edhe në hetim janë nga Tirana të gjithë, ata akuzohen se lëshonin fatura fiktive. Në sitën e hetimit janë në total 50 biznese mes tyre dhe përftuesit e TVSH.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?