Arrestohet 51 vjeçarja, tentoi të fuste në burg …
Aktualitet E Martë, 20 Korrik 2021 04:48
Një 51 vjeçare u arrestua nga policia në kushtet e flagrancës pasi tentoi të fuste aparate celularë në burg.
Bëhet e ditur se 51-vjeçarja Olimbi. H, banuese në Fier u kap teksa tentoi të fuste në burg aparate celularë për djalin e saj, të cilat i kishte fshehur.
Pas kontrollit të ushtruar, aparatët u gjetën nga rojet e sigurisë, ndërsa 51 vjeçarja u arrestua në kushtet e flagrancës.

