Atentat 39 vjeçarit në hyrje të qytetit të Korçës

Një 39 vjeçar në Korçë është qëlluar me armë zjarri hyrje të qytetit në aksin rrugor Korçë-Ersekë. Policia bën me dije se shtetasi M.Z, ka përfunduar në spitalin e Korçës me plagë në këmbë nga armë zjarri dhe sipas deklarimeve të tij, është qëlluar nga një shtetas që është larguar më pas me shpejtësi me një automjet.

“Nga të dhënat e para si edhe deklarimet e marra këtij shtetasi, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në hyrje të Korçës, përgjatë aksit rrugor Korçë-Ersekë, ku ky shtetas është qëlluar nga një person ende i paidentifikuar, i cili ka mundur të largohet me shpejtësi nga vendngjarja, me një mjet“, sqaron policia.

Aktualisht ky shtetas ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia e Korçës ka shoqëruar disa persona në Komisariat, të dyshuar si autorë të kësaj ngjarje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?