Atentat me armë në mesnatë, një i plagosur
Një atentat me armë ka ndodhur në mesnatë, ndërsa një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Ishull Shëngjin, në fshatin Sakë.
Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se në mesnatë një person ende i paidentifikuar ka qëlluar dhe ka plagosur me armë një 38-vjeçar me inicialet A. M.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur tek banesa e personit të plagosur. Ky i fundit nuk e ka parë autorin i cili është larguar duke përfituar edhe nga errësira.
Pas plagosjes, 38-vjeçari është dërguar në spitalin e Lezhës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për kapjen e atentatorit.

