Atentat me armë, qëllohet shoferi i taksisë

Shoferi i një taksie është qëlluar me armë zjarri nga dy persona të cilat i ka pasur pasagjerë në automjetin e tij.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Himarë-Llogara në fshatin Palasë. I plagosuri është Bashkim Guraj 70-vjeç, i cili ka mbetur i plagosur në krahë.

70-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai i ka thënë policisë se kanë qenë dy persona që e qëlluan me armë, të cilët ishin pasagjerë në taksinë e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?