Autobusi përplas makinën te “Zogu i Zi”
Edhe autobusët urbanë shihen shpesh duke qarkulluar me shpejtësi në kryeqytet, edhe pse kjo nuk duhet të ndodhë kurrësesi pasi bëhet fjalë për sigurinë e jetës së qytetarëve.
Një qytetar ka dërguar në “Ti raporton” pamjet pas një aksidenti të shkaktuar nga një autobus i transportit publik pranë rrethrrotullimit të “Zogut të Zi”. Siç raporton qytetari, autobusi e ka goditur automjetin në pjesën e pasme, duke rrezikuar jetën e familjes që po udhëtonte në të.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, policia e ka gjetur fajtor për shkelje të rregullave të qarkullimit drejtuesin e autobusit.
Nuk janë të rralla rastet kur autobusët e transportit publik bëhen burim aksidenti, pasi duke qarkulluar me shpejtësi përplasin qytetarë me biçikletë, por ka pasur raste kur janë përplasur edhe me autobusë të linjave të tjera.

