Avokatët e Shkodrës kundër hartës së re gjyqësore: Është në shkelje të rëndë të interesit publik
Harta e re gjyqësore, e propozuar nga Ministri i Drejtësisë dhe Kryetarja e KLGJ po kundërshtohet nga avokatët në vend.
Dhoma e Avokatisë Shkodër e cilëson si shkelje të rëndë të së drejtës për akses në Gjykatë të qytetarëve.
“Gjithashtu, harta e propozuar, është në shkelje të rëndë të interesit publik, të rendit juridik dhe parimit të subsidiaritetit, pasi i largon qytetarit në mënyrë domethënëse Gjykatën, si organi kryesor dhe i vetëm për dhënien e drejtësisë në vend”, u shpreh sot për mediet avokati Anton Kosteri.
“Shkurtimi i 19-të gjykatave në rang vendi, është qartësisht e kuptueshme për çdo person se largon qytetarin nga Gjykata, pasi detyron shkodranin, tropojanin, kuksianin, korçarin, pogradecarin, sarandiotin, gjirokastritin, vlonjatin, fierakun, beratasin, lushjarin e etj., të shkojë nga skajet më të largëta të vendit në mes të Tiranës“, tha ai.

