Babai i dy fëmijëve gjendet i vetëvarur në banesë
Aktualitet E Martë, 20 Korrik 2021 06:17
Një 56-vjeçar është gjetur i vetëvarur pasditen e sotme në Korçë. Policia bën me dije se viktima, baba i dy fëmijëve, është gjetur i vetëvarur në banesën e tij tek Ura e Mborjes. Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ardhur për shkaqe depresive, pasi viktima kishte pak kohë që ishte divorcuar nga bashkëshortja. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

