FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balla: Familja Memolla humbi sot një njeri të dashur. Socialistëve të Rrogozhinës ju largua para kohe një përfaqësues i denjë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas ndarjes nga jeta të Kryetarit të Bashkisë së Rrogozhinës Haxhi Memolla.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla shprehet se familja e madhe dhe e nderuar Memolla humbi sot një njeri të dashur, miqtë humbën Haxhiun e gjendur dhe zemërmirë, socialistëve të Rrogozhinës ju largua para kohe një përfaqësues i denjë.

Sipas Ballës, Rrogozhinës iu ndërpre në mes mandati i një Kryetari i cili çdo ditë i shërbeu me përpikmëri banorëve të nderuar të kësaj Bashkie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i Taulant Ballës:

Swiss Digital Mobile Reklama

Lamtumirë i dashur mik dhe shok Haxhi Memolla!

Sot u nda papritmas nga jeta Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë Haxhi Memolla. Si mik dhe shok i vjetër në familjen tonë socialiste e kam pak të vështirë të lidh apo të përmbledh në disa fjalë ngushëllimin për familjen, për miqtë dhe qytetarët e Rrogozhinës.

Familja e madhe dhe e nderuar Memolla humbi sot një njeri të dashur, miqtë humbën Haxhiun e gjendur dhe zemërmirë, socialistëve të Rrogozhinës ju largua para kohe një përfaqësues i denjë, Rrogozhinës iu ndërpre në mes mandati i një Kryetari i cili çdo ditë i shërbeu me përpikmëri banorëve të nderuar të kësaj Bashkie.
?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?