Banorët e Hoxhares bllokojnë rrugën: Kemi 20 ditë me toka nën ujë
Banorët e fshatit Hoxhare në Fier kanë dalë sot në protestë pasi nuk janë dëmshpërblyer ende për përmbytjet që ndodhën në fillim të muajit dhjetor. Ata kanë bllokuar rrugën Hoxhare-Darëzezë.
Banorët kanë deklaruar se asnjë komision verifikimi nuk ka ardhur deri më sot për të parë tokat bujqësore.
“20 ditë tokat nën ujë, asnjë komision verifikimi nuk ka adhur deri më sot për të parë tokat bujqësore. Na janë shkatërruar të gjitha prodhimet bujqësore, kërkojmë të vijnë grupet e verifikimit”, shprehen banorët.
Kryetar i fshatit Povelçë, Rushdi Hoxha tha se 270 familje janë me toka bujqësore komplet të dëmtuara.

