Banorët ngrihen në protestë për dëmtimin e rrugëve
Punimet për ndërtimin e autostradës energjetike kanë dëmtuar rrugët e fshatit Kryezjarr në Elbasan. Në këto kushte banorët po protestojnë duke kerkuar nga OST rikonstruksionin e te gjitha akseve. Banorët shprehen se tre vite më parë kur nisen punimet, kompania e kontraktuar nga OST kishte garantuar përmirësimin e infrastrukturës por ndodhi e kundërta. Janë rreth 200 banorë në këtë zonë që kërkojnë rikonstruksion të plotë të rrugëe dhe paralajmërojnë përshkallëzim të protestës nëse nuk ka zgjidhje.
KOHA JONË SONDAZH

