Basha: S’janë të rënda tymueset, vala e protestave është e drejtë

Në një deklaratë për median nga selia e PD-së, kryedemokrati Lulzim Basha komenton protestën e djeshme të opozitës.

“Protesta e djeshme dhe ato që vazhdojnë janë shprehje e revoltës ndaj Edi Ramës.

Dje është vërtetuar katërcipërisht se Rama është i vendosur për antireformë në drejtësi. Parlamenti nuk është ai me një shumicë të marrë peng nga paraët e drogës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo çfarë është e rëndë nuk është sjellja e opozitës, por sjellja e Ramës me Kushtetutën. Vendimi për fillimin e një vale protestash në janar është vendim i drejtë”- tha Basha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryetari i PD tha se vendi ka hyrë në një spirale të rrezikshme, ndërsa Rama po dhunon Kushtetutën me zgjedhjen e kryeprokurores së re.

“Vendi në një spirale të rrezikshme. Zgjedhja e kryeprokurorit për të mbytur dosjet e krimit. Kur kushtetua dhunohet, dhunohet çdo njeri. Protestat janë shprehje e revoltës qytetare ndaj mashtrimit që i bën Rama. Rama është i vendosur në rrugën antireformë. Parlamenti nuk është ai që patë dje. Ajo çfarë është e rendë nuk është sjellja e opozitës me tymueset, por dhunimi i kushtetutës nga Rama. Kushtetuta nuk lejon asnjë hapësirë përveçse zgjedhja e kryeprokurorit me 3/5 e votave. Votimi për kryeprokuroren e re është nul dhe e pavlefshme”- tha Basha.

vijon…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?