Bashkëpunimi i policive të Kukësit dhe Prizrenit, reduktoi aktivitetet ilegale
”Prej muajsh, Policia Kufitare e Kukësit dhe ajo e Prizrenit kanë bashkuar forcat për të goditur veprimtaritë e paligjshme”. Kështu shprehet Nexhmi Krasniqi, Drejtori i Policisë Rajonale të Prizrenit.
Ai bën me dije se si rezultat i këtij bashkëpunimi në zonën kufitare midis dy vendeve janë ulur ndjeshëm aktivitetet ilegale. ”Në krahasim me vitet e kaluara ka pasur një rënie sidomos në çështjen e kontrabandimeve të kafshëve, të cigareve, të drogës. Janë goditur shumë grupe kriminale. Bashkëpunimi mes dy policive kufitare ka në foskus së së saj jo vetëm uljen e nivelit të aktiviteteve ilegale por eshë shkëmbimin e eksperiencave”,-tha Krasniqi.
Bashkëpunimi i Policisë së Kukësit dhe Prizrenit ka dhënë fryte të suksesshme, duke parandaluar shumë ngjarje kriminale e duke vënë në pranga shtetasit që janë konstatuar në shkelje të ligjit.

