Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Mjedisit aksion dy ditor pastrimi

Bashkia e Tiranës i është bashkuar aksionit kombëtar “Pastrojmë Shqipërinë që duam”. Bashkia e Tiranës, Ministria e Mjedisit dhe Turizmit, si dhe Ministria e Arsimit, organizojnë në datat 22 dhe 23 Dhjetor aksionin e pastrimit dhe ku veç përfaqësuesve të institucioneve shtetërore do të marrin pjesë edhe nxënës nga gjimnazet e Tiranës, si dhe vullnetarë të tjerë. Në ditën e parë aksioni do të shtrihet përgjatë aksit rrugor Kashar- Rinas. Vullnetarët dhe punonjësit e ndërmarrjeve bashkiake, Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, si dhe të institucioneve të tjera të pushtetit qendror, do të përqendrohen kryesisht në të dyja anët e rrugës, për të pastruar të gjitha mbetjet dhe papastërtitë e tjera, për ti dhënë kështu qytetit një hyrje të pastër në prag të Vitit të Ri.

Ndërkohë që të shtunën, në datën 23 Dhjetor, me moton “Ta pastrojmë qytetin që Viti i Ri të na gjejë pastër”, aksioni do të përqendrohet në të gjitha njësitë administrative, për të realizuar një pastrim të përgjithshëm të territorit të Tiranës. Në bazë të identifikimit të zonave të nxehta të pastrimit të realizuar nga Drejtoria e Politikave dhe Edukimit Mjedisor dhe Njësitë Administrative, punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe vullnetarët do të pastrojnë Tiranën në të gjitha pikat më problematike në të gjitha njësitë administrative. Për këtë qëllim Bashkia e Tiranës ka ftuar që të bëhen pjesë e këtij aksioni edhe të gjithë qytetarët e Tiranës, që duan të kontribuojnë për një ambient të pastër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?