Benet Beci mes njerëzve dhe batutave shkodrane

Benet Becit po i buzëqesh fitorja në Shkodër. Ai e do bashkinë për të sjellë investime dhe zhvillim, për ta kthyer qytetin në qendër ku punohet e fitohet.

Sot Beci ishte nëpër qytet. Kafe me kafe e rrugë me rrugë, Beci duket se po shkon drejt fitores.

Ai shkruan në facebook: “Me qytetarët e Shkodrës. Çdo takim ka vlerë jo vetëm për të treguar se cila është oferta ime, por edhe për të kuptuar sa i përmbush ajo nevojat e pritshmëritë e tyre. Falenderues për çdo mendim e çdo shtrëngim duarsh. Edhe për çdo batutë që nuk mungon kurrë e na bën të gjithëve me qeshë. Bashkë mund të bëjmë punë të mira për Shkodrën. Ju e keni në dorë!”– përfundon Beci.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?