FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Lëvizjet e mëdha do t’i kordinojmë me PL e Ilir Metës

Sali Berisha nga Postriba e Shkodrës sot deklaroi se “Lëvizjet e mëdha do koordinohen me Partinë e Lirisë dhe të gjithë frontin për shpëtimin e Shqipërisë. Ky front ishte ai që organizoi 7 korrikun. Ky front do të organizojë lëvizjen e madhe të shqiptarëve për shpëtimin e Shqipërisë nga rreziku. Është shumë normale që Partia e Lirisë vendos për protesta. Kudo që bëhen protesta ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë. Protestë kanë njoftuar qytetarët e Vlorës, nuk ka protestë më të ligjshme se ajo. Të sjellësh përbindësh me squfur aty, ky është një krim i rëndë i shëndetit dhe mjedisit në Vlorë. Qytetarët kanë mbështetjen e plotë të PD-së derisa ti përzënë nga ujërat e Vlorës”- deklaroi kryetari i PD-së.

Me tej kryetari i PD-së, Berisha tha se nuk ka forcë në Botë që më pengon mua të prishë kontratën që kam me qytetarët shqiptarë.

Berisha shtoi se do të organizohemi për një protestë masive para kryeministrisë. Edhe amnistia fiksale që po bën Edi Rama i shërben pastrimit të parave të pista dhe që do të sjellë falimentimin e biznesit të ndershëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryedemokrati shqiptar foli edhe për rritjen e çmimit të energjisë elektrike prej kryeministrit, çmim që do të rrënojë edhe me tepër familjet dhe biznesin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?