Berisha paralajmëron Vuçiçin: Mos mendo të vish në Tiranë, do t’i kesh rrugët e sheshet plot

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar sërish nga Kuvendi i demokratëve presidentin serb Aleksandër Vuçiç në lidhje me projektin ‘Ballkani i Hapur”.

Berisha i bëri thirrje Vuçic që mos të vijë për vizitë në Tiranë, pasi do t’i ketë rrugët dhe sheshet plot me qytetarë shqiptarë.

“Ballkani i Hapur është Ballkani i Hegjemonisë serbe, i zonës së influencës direke ruse. Është Ballkani i interesave antikombëtare, anti-europiane, projekti që kërkon që të zëvendësojë shqiptarëve me kombe të tjera, procesin e Berlinit me procesin e Putinit. Ne zotohemi që t’i japim fund këtij procesi. Paralajmërojmë Sllobodanin e ri të Milloshevic mos mendo që të vish në Tiranë. Sheshet dhe rrugët do t’i kesh plot në Tiranë“, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?