Bie nga lartësia një djalë i ri në Tiranë
Aktualitet E Shtunë, 2 Tetor 2021 18:16
Një djalë në moshë të re po lufton për jetën në spital pasi u rrëzua teksa po punonte në një godinë në dalje të Tiranës.
Ngjarja ndodhi sot në Mullet, ku duke punuar në një objekt në ndertim, ka rënë nga lartësia shtetasi E. Gj, 24 vjeç.
Djaloshi ka marrë plagë serioze dhe u dërgua në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.