Bie nga pema ndërsa po vilte arra, humb jetën 64-vjeçari në Korçë

Një 64 vjeçar ka gjetur vdekjen e menjëhershme si pasojë e rrëzimit nga pema.

Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur në fshatin Krushovë.

Viktima me inicialet E.Z ka qenë duke vjelë arrat, por aksidentalisht ka rënë nga pema duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Familjarët e kanë nisur drejt spitalit menjëherë, por 64-vjeçari ka mbërritur pa shenja jete.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësohet nga efektivët se, Policia është duke punuar për rastin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?