Bie paniku për koronavirusin. Në Milano hapen pikat kryesore turistike
Pas valës së parë të panikut që përfshiu vendin nga koronavirusi, Italia po rikthehet në normalitet.
Gazeta më e madhe italiane “La Republika” njofton se ditën e hënë do të hapet për turistët qendra kryesore e qytetit në Milano, “Piazza del Duomo”. Sheshi kryesor i qytetit vizitohet çdo ditë nga mijëra turistë dhe u mbyll pak ditë më parë, si pjesë e masave kundër virusit.
Në këtë shesh ndodhet një nga katedralet më të rëndësishme të Kishës Katolike e cila çdo vit numëron miliona vizitor.
KOHA JONË SONDAZH

