Bilanc tragjik në Gaza! 704 palestinezë të vrarë, mes tyre 143 fëmijë

Numri i palestinezëve që kanë humbur jetën në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor nga bombardimet e dy ditëve të fundit ka arritur në 704.

Izraeli ka vrarë të paktën 704 palestinezë në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor që nga 7 tetori, sipas ministrisë së shëndetësisë, raporton Al Jazeera. Ndërkohë numri i personave që kanë humbur jetën në Izrael ka shkuar në 900, 85 prej të cilëve ishin ushtarë izraelitë.

Në Gaza:

Swiss Digital Desktop Reklama

687 të vdekur – 140 prej tyre fëmijë, 105 gra 3800 të plagosur

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Bregun Perëndimor:

17 të vdekur – 3 prej tyre fëmijë 90 palestinezë të plagosur

Ditën e shtunë në mëngjes, grupi militant i Hamasit që sundon Rripin e Gazës kreu një sulm vdekjeprurës me shumë fronte në Izrael. Ndërkohë Izraeli iu kundërpërgjigj me sulme ajrore ku dje shpalli edhe zyrtarisht gjendjen e luftës. Nga raportimet e fundit, mësohet se numri i viktimave ka shkuar rreth 1700, ku mbi 150 prej tyre janë fëmijë: rreth 900 janë izraelitë dhe mbi 700 janë palestinezë në Gaza. Mijëra persona të tjerë janë plagosur në Gaza.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?