Bllokimi i pasaportës, Tahiri te Krimet e Rënda
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda për të apeluar vendimin për bllokimin e pasaportës.
Sipas avokatit masa e dhënë ndaj klientit të tij nuk është një masë në përputhje me ligjin për faktin se hetimet janë duke u zhvilluar dhe se klienti i tij nuk përbën rrezik as për prishjen e provave dhe as për largimin jashtë Shqipërisë.
Madje sipas avokatit vetë Saimir Tahiri është vetë personi më i interesuar për t’i shkuar deri në fund këtij hetimi. Bllokimi i pasaportës nga Krimet e Rënda u bë më 12 dhjetor. Kjo erdhi, sipas prokurorisë, pas provave të reja të siguruara nga hetimet e dosjes “Habilaj”.

