Braimllari në terren: Rama të lërë luksin e oligarkisë, të ndihmojë familjet e përmbytura

Deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari, i është drejtuar kreut të qeverisë me thirrjen që të lërë herozimat dhe të shkojë në terren. Në një kohë ku dëmet nga përmbytjet janë kolosale, Braimllari nga takimi me banorë që janë prekur nga përmbytjet, thotë se kjo është qeveri e show-it.

”Kryeministri dhe kjo qeveri nuk kanë sesi të kuptojnë hallin e këtyre familjeve pasi e kanë humbur kontaktin me realitetin. Realiteti i tyre është vetëm luksi i oligarkisë dhe show mediatik”,-shkruan Braimllari në facebook.

Statusi

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri t’i lërë heroizmat me ministrat e tij, por të vijnë në terren dhe të shikojnë nga afër gjendjen e këtyre familjeve që pas përmbytjes nuk kanë më asgjë. Kjo është qeveria e show-it. Kryeministri dhe kjo qeveri nuk kanë sesi të kuptojnë hallin e këtyre familjeve pasi e kanë humbur kontaktin me realitetin. Realiteti i tyre është vetëm luksi i oligarkisë dhe show mediatik.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/endritbraimllari/posts/737907059735845

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?