Bregu ironizon ministrat e Ramës; Më vjen të qesh me Bashën kur…

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu e ftuar në emisionin, ”Studio e Hapur” ka komentuar aktualitetin politik në vend.

Bregu është shprehur për qeverinë ”Rama 2” se i mungojnë politikanë të fortë të profilit të lartë dhe bën këtë krahasim: ”Nuk besoj se Ahmetaj mendon se është më i mirë se Bode. Nuk mendoj as se Peleshi mendon se është më i mirë se Ruli”. Por, ish-deputetja e PD-së kishte edhe komplimente. Edhe pse nuk përmendi emra tha se ka edhe ministra që janë rritur.

Ish-ministrja e PD-së, ka komentuar pjesëtarët e grupit parlamentar të PD, ndërsa sipas saj punimet e Kuvendit janë qesharake.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Shumë prej deputetëve të PD kam respekt dhe me një pjesë prej tyre i njoh. Ka edhe një pjesë që nuk u thonë gjë demokratëve. Punimet e Parlamentit janë qesharake. Më vjen të qesh edhe më gjuhën e trupit dhe me kokën ulur të Bashës, kur Rama i flet nga foltorja”,- tha Bregu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?