Burrel, i dehur shkakton aksident, arrestohet nga policia

Një 64 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Matit për shkaktimin e një aksidenti në gjendje të dehur. I arrestuari është Skënder. Gj, banues në lagjen nr. 11 Durrës. Në njoftimin e saj policia thotë se “arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 18:00 në aksin rrugorë Burrel- Skuraj në vendin e quajtur “Qafa e kongrazhdit” duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa DR 7585 C, në ndikimin e alkoolit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip “Honda”, me drejtues shtetasin S.D, 33 vjeç, banues në Mat, dhe si pasojë ka marrë dëmtime të lehta pasagjeri P.S, 53 vjeç, banues në Mat”.

Shtetasit  te arrestuar, i është bërë testi i alkoolit dhe  ka rezultuar me masën 0.72 mg/l.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në gjendje të pa rregullt”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?