“Corona Taks”, Italia propozon taksimin e të pasurve për krizën
Kriza ekonomike në Itali ka nxjerrë dhe pah dhe propozime të reja për përballimin e saj. Një grup deputetësh të Partisë Demokratike Italiane kanë propozuar taksimin e personave që fitojnë më shumë.
Sipas propozimit, ata kush fiton më shumë se 80 mijë euro në vit duhet të paguajë një taksë speciale. Paratë e taksës do të shkojnë në një fond të veçantë, i cili do të përdoret për të ndihmuar shtesat në nevojë dhe qytetarët që janë prekur nga kriza.
Taksa do të quhet “Corona Taks” dhe sipas deputetëve italianë do të jetë kontribut solidariteti deri në normalizimin e ekonomisë. Sipas parashikimeve, kjo taksë do t’i sjellë buxhetit të shtetit një shumë prej 1.3 miliardë eurosh në vit.
Deputetë Italinë thonë se kush fiton në viti 80 mijë euro do të taksohet 4%. Ata që fitojnë 100 mijë euro 5 %, 6% ata që fitojnë 300 mijë euro në vit dhe 7 % ata që fitojnë më shumë se 500 mijë euro. 8 % do të jetë taksa për ata që fitojnë më shumë se 1 milion euro.
KOHA JONË SONDAZH

