Covid 19, Italia shënon ulje në numrin e të infektuarve, vijon i lartë numri i viktimave në 24 orë

Italia ka mbyllur muajin nëntor me një numër në rritje të infektuarish e viktimash nga pandemia Covid 19 dhe pse 24 orët e fundit kanë regjistruar një përmirësim në krahasim me një ditë më parë

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 16 377 të infektuar e 672 viktima e numri i të shëruarve është shumë më i lartë se numri i të infektuarve se një ditë më parë.

Numri më i ulët i rasteve pozitive të regjistruar sot shoqërohet nga një numër mjaft i ulët tamponesh të kryera në krahasim me një ditë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë kryer vetëm 130 524 tampone kur mesatarisht numri i tyre në 24 orët kapërcen mbi 200 mijë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Itali ka arritur në 1.601.554 e i viktimave në 55.576.

Persona aktivë pozitivë nga Covid 19 në Itali janë  788.471 .

Janë regjistruar 23.004 të shëruar më shumë duke e çuar numrin e tyre në 757.507.

Numri i pacientëve që kërkojnë kurim spitalor është  33187 e 3744( janë në terapi intensive.

Në ditën e sotme regjistrohen 9 pacientë më pak në repartet e terapisë intensive e 308 pacientë më shumë në repartet e terapisë intensive.

Në 24 orët e fundit janë kryer 130524  tampone e deri më sot Italia ka kryer në nivel kombëtar 21 945 099 tampone.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?