Deputeti Dashnor Sula: Cilësia e puros që përdorin deputetët në kafenenë e parlamentit është 300 euro

Të enjten në foltoren e parlamentit deputeti Dashnor Sula deklaroi që në kafenenë e parlamentit konsumohej puro me hashash, deklaratë që u kalua me debat dhe u kundërshtua nga disa deputetë të tjerë të parlamentit.

Në një intervistë mediatike deputeti i PD-së, Sula, sqaron si qëndron e vërteta e asaj deklarate.

Ai shprehet që puro ka një aromë të fortë dhe aty pihet në cilësi të ndryshme nga 10€ deri në 300€.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Pirja e puros ka një aromë të tmerrshme, të fortë sepse varet nga lloji i puros. Aty ka deputetë që janë me pagën e vet por edhe deputetë dhe ministra që kanë përfitime të mëdha. Kështu që dhe cilësia e puros është nga 10€ deri në 300€ një puro. Fakti është që në ambientet e parlamentit shkelet ligji, pihet duhan dhe puro.”

Swiss Digital Mobile Reklama

E para nga kjo deklaratë e fortë e deputetit del pyetja se si lejohet pirja e duhanit në mjedise të mbyllura, ndërkohë që njerëzit e thjeshtë nuk lejohen ose gjobiten në shuma të mëdha gjobe.

E dyta, fakti që pijnë hashash është tjetër shkelje ligjore, por edhe etike politike, pasi në media apo takime politike ata u bëjnë thirrje qytetarëve të mos pijnë hashash. Dhe për vete pijnë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?