Datëlindja e aktorit Ndrenika, Vasili: I madh dhe i kristaltë arti i tij si ujrat e Jonit
Për 76-vjetorin e lindjes së aktorit të madh Robert Ndrenika, urimet nga klasa politike nuk kanë munguar. Pas Luan Ramës, edhe kreu i grupit të deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka uruar Ndrenikën.
Mes rrjeshtave në postimin e tij në facebook, Vasili shkruan: ”Jetë të gjatë Robert Ndrenikës në këtë 76-vjetor. I madh dhe i kristaltë arti i tij si ujrat e Jonit. I lartë humanizmi i tij si Mjergulloshi mbi Vuno”.
Në vitet 1960-1964 ka studiuar për aktor në Shkollën e Lartë “Aleksander Moisiu”. Nga ky vit, deri më 1970, punon si aktor në Teatrin “Skampa” te Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punon si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension. Sot punon si aktor i lirë.
Mesazhi i urimit
Jetë të gjatë Robert Ndrenikës në këtë 76-vjetor. I madh dhe i kristaltë arti i tij si ujrat e Jonit. I lartë humanizmi i tij si Mjergulloshi mbi Vuno’.

