Debat i forte mes Bushatit, Luan Rames dhe Niko Peleshit te Rakipi

Analisti Fatos Lubonja në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në Neës 24 është shprehur se vendi është në krizë dhe këtu duhet një riformatim i hardiskut politik.
 
“Jemi në krizë kjo është e para dhe duhet thënë, për dy partitë e maxhorancës thonë jemi dhe s’jemi, pra njëra thotë e tjetra jo. Unë mendoj se PS dhe LSI janë në krizë me njëra tjetrën dhe nuk janë dy parti të majta me vizion, këta janë parti oligarkësh nuk janë më parti të majta. Nuk e di sa e sigurt është por kam dëgjuar se Edi Rama i ka thënë Ilir Metës bëhu president dhe shkojmë bashkë në zgjedhje, por Ilir Meta nuk ka pranuar, pasi është shprehur se nuk mund të bëhet president i gjysmës së shqiptarëve.” – është shprehur Lubonja. 
 
Peleshi: Nuk jam dakort  që të gjitha krizat janë prezentë, unë besoj që nuk jemi në një situatë normale, por nuk gjej shkaqe te qeveria, por te opozita. Nuk më shqetëson çadra si protestë, por mesazhet të cilat janë anti-sistem sepse sistemi demokratik ka si gjyqtar popullin dhe qeveria respekton vullnetin e popullit. Ne jemi në fushë dhe jemi gati të fillojmë lojën, por kundërshtari nuk vjen në fushë, nuk ka një krizë kushtetuese pasi kemi disa parti të regjistruara në zgjedhje. Jemi një qeverisje në kualicion e cila nuk është se nuk ka pasur probleme, por sot nuk është momenti për të folur si është situata në kualicion, por unë mendoj se ky kualciion ka funksionuar pasi cdo vk ka kaluar me të gjitha votat pro. Nuk është shqetësim i shqiptarëve nëse do vazhdojë kualicioni PS-LSI, por është cështja jonë.
 
Bushati: Aleati juaj ju thotë se e keni mbushur policinë me drogë, ministri i qeverisë thotë do të përdorni policinë për të mbushur votat, aleati juaj thotë reformën në arsim e keni gabim, po kështu edhe për çështjen e mbetjeve nuk e voton, po kështu aleati thotë se ju nuk jepni garanci për të dalë në zgjedhje. Unë mendoj se ju nuk keni arsye të dilni bashkë në zgjedhje. Unë nuk ju shoh bashkë.
 
Peleshi: Ne kemi fatin që në këto zgjedhje ne do të shkojmë për të dhënë llogari më 18 qershor dhe janë zgjedhjet e para ku ne japim llogari.
 
Peleshi: Reforma në arsim është e guximëshme, Luan Rama nuk e thotë LSI që shqipëria është me drogë, e thotë policia që vendi është mbushtur me drogë, shikoni cpo ndodh tani, kemi shumë raste.
 
Bushati: Pasi ke thënë gjithë këto akuza duhet të kesh guxim të dalësh me PS në koalicion.
 
Luan Rama: Ne kemi artikuluar shqetësim publik të qytetarëve për fenomenet negative që implikojnë edhe qeverisjen dhe kjo është kurajo. Nuk do të guxonte njeri të bëhej pjesë e trafikimit të drogës pa mbështetjen e Policisë së Shtetit në struktura të veçanta, prandaj ne kemi propozuar një qeveri besimi si zgjidhje politike në funksion të kalimit të kësaj situate.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?