DEBATI/ Incident gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, Paloka i afrohet Ballës dhe e shan…

Mbledhja e konferencës së kryetareve ka shënuar një incident në përfundim të saj. Siç mesohet, gjithçka ndodhi kur demokratët po braktisnin sallën.

Burime brenda mbledhjes bëjnë me dije se nënkryetari demokrat Edi Paloka i kërkoi kolegëve të largohen pasi po hasnin në refuzimin e socialistëve dhe të kryetarit të Kuvendit, i cili nuk dha një përgjigje për kërkesën e opozitës për dorëheqjen e tij.

Kryetarit i Kuvendit mësohet t’i jetë drejtuar me fjalët: “Pse po ikni”?.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ti nuk po reagon. Mos mendoni pse jemi këtu dhe gjithçka mund ta drejtoni si normalisht. Ne vërtet duam t’i kthejmë normalitetin dhe dinjitetin Parlamentit. Ty tu tha se ke shkelur Kushtetutën, që ke shkelur rregulloren dhe ti je përgjegjës direkt”,- mësohet t’i ketë thënë Paloka, kryeparlmentarit Ruçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paloka: Të thashë ti je i përdorur nga Edi Rama dhe nuk po reagon.
Ruçi: Ja pra ju nuk po më lini të reagoj.
Paloka: Të kishe reaguar. Të është kapur kryetari i grupit duke vjedhur votat e opozitës dhe t’i hesht…

Taulant Balla mësohet se nuk ka qëndruar indiferent ndaj akuzave të kundërshtarit politik. Fjalët e socialistit nuk janë dëgjuar mirë dhe Paloka ka kërkuar të dijë se çfarë tha.
“Ta bësh me shkrim”, mësohet t’i ketë thënë Balla, kolegut demokrat. Në këto momente mësohet e Paloka i është afruar kryetarit të grupit socialist dhe e ka sharë dhe më pas është larguar bashkë me kolegët demokrat nga salla.

Përplasja mes Edi Palokës dhe Taulant Ballës ka vijuar edhe në rrjetet sociale. Menjëherë pasi Balla postoi në Instagam, një foto të karrigeve bosh të demokratëve shoqëruar më mbishkrimin, “Fati i keq për Shqipërinë për këtë opozitë që ka frikë nga drejtësia”, ka ardhur kundërpërgjigjia e fortë e Palokës në Facebook.

“Ti bësh replikë Ballës është si të shkelësh me dëshirë mbi bajgë, po meqë ai mbetet përfaqësuesi më i denjë i Ramës…Sipas Ramës me gojën e Ballës, unë dhe Mond Spaho paskemi frikë nga drejtësia kurse Rama, Balla, Tahiri, Beqja, Ahmetaj, Dako, Sejdini e me rradhë, janë ata që po luftojnë për drejtësinë e vërtetë…Fatkeqësia është se këtë herë Ramballa “ka të drejtë; nga drejtësia që kërkon ai duhet të “kemi frikë” ne dhe qytetarët e thjeshtë e jo kriminelët e të korruptuarit në stanin e Ramballeve”, shkruan Paloka.

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?