Dëshmitari X, Prokuroria merr në pyetje Albert Veliun

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje “Dëshmitarin X”, i njohur si Albert Veliu, 51-vjeç nga Vlora.

Prokuroria e Tiranës konfirmoi se Veliu ka dëshmuar ditën e enjte në prokurori duke i qëndruar deklarimeve të bëra edhe publikisht në video-dëshminë e transmetuar nga selia blu rreth orës 14:00 të së enjtes.

Një ditë më parë në një video të publikuar nga selia e Partisë Demokratike, ai bëri të ditur idenitetin e tij, tha se i është kërcënuar familja dhe se përgjimi audio është i vërtetë, pasi ajo bisedë me Agron Xhafaj është bërë. Por sipas tij nuk është ai autor i përgjimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq dëshmia në Prokurori vjen pas kallëzimit të vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?