Detaje që tregojnë se Florenci mund të shpëtonte (Video e papublikuar)

Vdekja e 23-vjeçarit, Florenc Beqiraj, në një spital të Marsejës në Francë, ka hapur një debat të madh në opinionin publik. Familjarët hedhin akuza se spitali i hoqi çdo lloj mundësie për të jetuar të ndjerit, në momentin që mori vendimin për shkëputjen e pajisjeve dhe aparaturave që e mbanin atë në jetë.

Babai i Florencit nuk kishte mundësi të paguante shuma marramendëse për kurimin e të birit. Ai kurrë nuk ka firmosur për heqjen e aparaturave që e mbanin në jetë, pasi vuri re shenja që i biri po përmirësohej.

Babai i Florencit tha për mediat se i riu nxirrte lot nga sytë, pra sipas tij, ishte duke u përmirësuar, ndërsa sipas spitalit, Florenci kishte vdekur dhe po mbahej gjallë përmes aparaturave. Sipas personave që kanë dërguar videon për faqen JOQ, Flori ishte duke u përmirësuar dhe ndoshta, me ndihmën e mjekëve, do të mund të mbijetonte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?