Detajet/ Shpërthimi në Shkodër në selinë e shoqatës së pakicave serbe. Ja dyshimet e para

Gazetari Senad Nikshiqi raportoi për “BalkanWeb” se shpërthimi me eksploziv ka ndodhur në ndërtesën ku ka selinë shoqata e pakicave serbe në Shkodër. Mësohet se në kohën që ndodhi shpërthimi, në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës po zhvillohej një ceremoni për 105-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit. Menjëherë sapo është marrë njoftimi forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Bëhet fjalë për një ndërtesë dy katëshe në lagjen “Rus”, ku në katin e parë janë dyqane dhe në katin e dytë është selia e shoqatës së pakicave serbe. Nuk dihet nëse shënjestra e këtij atentati ka qenë pikërisht kjo seli. Kujtojmë se ditët e fundit, krerë të pakicave malazeze dhe serbe kanë bërë deklarata të forta për Kosovën, duke thënë se ajo është Serbi. Hetimet e mëtejshme do sqarojnë nëse kemi të bëjmë me një hakmarrje për këto deklarata apo për një krim ordiner.

Tre persona mbetën të plagosur nga ky shpërthim dhe janë transportuar në Spitalin e Shkodrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Foto nga vendngjarja të publikuara nga “Panorama Online”

Swiss Digital Mobile Reklama

tritol2tritol3tritol4tritol5tritol6

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?