Detajet/ Shuma prej 298 mijë euro e bllokuar në Vlorë, u transferua nga një shtet afrikan…

Policia e Vlorës bëri të ditur dje bllokimin e një shume financiare prej 298324 euro me dyshimin e pastrimit të parave.

Burime nga prokuroria bënë të ditur se paratë e bllokuara ishin në dy llogari bankare, në vlerat e 162 mijë dhe 136324 euro, ndërsa ato ishin në emrin e një shtetaseje, e cila figuron e papunë dhe nuk justifikon shumat e bllokuara.

Të dy llogaritë bankare ishin hapur nga shtetasja Tatjana. B, ndërsa burimet bëjnë të ditur se shumat e parave janë tranferuar nga një shtet afrikan, Nigeria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se personat që kanë kryer transfertat janë identifikuar, janë banorë të Vlorës dhe kanë preçedentë të theksuar kriminalë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?