Dhënien e nështetësisë shqiptare për Janullatos e përshëndet dhe Mitropoliti i Korçës

Mitropoliti i Korçës, hiresia e tij Joan Pelushi ka pershendetur dhenien e nenshtetesise shqiptare per kryepeshkopin Janullatos.

“Është nje lajm shumë i mirë për komunitetin tonë. Kryesuesi i kishës ortodokse prej 26 vitesh ka dhënë një kontribut shumë të madh dhe ne e vlerësojmë këtë moment. Dhënia e nënshtetësisë edhe pse me vonesë dhe pas shume vite pritje është diçka e rëndësishme ndaj mirenjohje për këtë gjë”.

Së bashku me urimin për Krishtlindjen, Presidenti Ilir Meta i dhuroi  këtë vit edhe nënshtetësinë shqiptare Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në letrën drejtuar kryepeshkopit Janullatos, Presidenti Meta shprehet toleranca fetare, na bën të vetëdijshëm për këtë pasuri shpirtërore dhe njerëzore dhe shpirtërore të pazëvendësueshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Meta falenderon Janullatosin për udhëheqjen e tij nga besimi dashuria dhe paqja për të ringritur kishën ortodokse autoqefale të Shqipërisë si dhe i është mirënjohës për ndihmën e tij dhe të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë ndaj kosovarëve, gjatë krizës së rëndë humanitare të vitit 1999.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?