Dhunoi të nusen, babë e bir përfundoi në burg

Pas një sherri në familje përfundojnë në pranga babë e bir.

Burime nga policia bëjnë me dije se shkak është bërë nusja, pasi vjehrri ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike mbi të.

Ngjarja ka ndodhur në Devoll në familjen Alevica.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia njofton se në pranga u vunë shtetasit Gjerak Alevica, 52 vjeç dhe Ledion Alevica 34 vjeç (at e bir), të dy banues në fshatin Kuç-Devoll.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 18.04.2017, në banesë shtetasi Gjerak Alevica për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj nuses së djalit të tij shtetases V.A, 33 vjeç (bashkëshortja e 34 vjeçarit).

Gjithashtu edhe shtetasi Ledion Alevica, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij Gjerak Alevicës”- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?