Dhunon e kërcënon me hanxhar bashkëshorten në sy të fëmijëve, arrestohet shqiptari
Karabinerët në Itali kanë arrestuar një shqiptar, pasi ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij në sy të fëmijëve. Në pranga është vendosur shqiptari me inicialet P.G 43 vjeç, pasi ka kërcënuar me një hanxhar rreth 50 centimetra bashkëshorten e tij C.R. 41 vjeçe në sy të fëmijëve të tyre.
Pasi mbërriti në vendngjarje, karabinierët konstatuan se pas një debati mes ciftit, shqiptari kishte dhunuar dhe kërcënuar bashkëshorten e tij me një hanxhar, të cilin e sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gruaja u dërgua në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mori raport mjekësor për 25 ditë.
Sipas hetimeve paraprake rezulton se kjo nuk ishte hera e parë që shqiptari dhunonte dhe kërcënonte bashkëshorten e tij. 43- vjetari u dërgua në burgun Genova Marassi në pritje për të dalë para trupit gjykues.


