Digjen dy automjete, një në Fushë Krujë dhe një në Elbasan

Dy automjete janë shkrumbuar nga zjarri gjatë natës, një në Fushë Krujë dhe një në qytetin e Elbasanit. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Policia bën të ditur se automjeti tip Audi 80, në pronësi të shtetasit K.V 60-vjeç, i parkuar në oborrin e banesës, është djegur plotësisht. Policia gjeti edhe dy granata dore, të cilat u morën nga Specialistët Anti-Eksploziv. Grupi hetimor por punon intensivisht për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, një tjetër automjet është djegur në lagjen “Brigada 17 Sulmuese” në Elbasan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Automjeti tip “Benz” ka qenë i parkuar në rrugë dhe është në pronësi të shtetasit A.D., 42-vjeç banues në Elbasan. Nga veprimet e para hetimore, paraprakisht rënia e zjarrit dyshohet të ketë qenë aksidentale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?