Digjet “BMW-ja” e 40-vjeçarit, policia: E qëllimshme
Një mjet është djegur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Elbasanit. Burime zyrtare bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në orën 4:20 në lagjen “Qemal Stafa”, ku mjeti tip “BMW”, me targë AA 099OJ, në pronësi të Lavdimir Çabja, 40-vjeç.
Mjeti ishte i parkuar në anë të rrugës dhe si pasojë e flakëve është djegur pjesërisht në pjesën e motorit.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor ku nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është i qëllimshëm. Policia po vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

