Digjet qendra shëndetësore, pasi e inauguroi Rama
Aktualitet E Mërkurë, 21 Korrik 2021 09:01
Është përfshirë nga flakët qendra shëndetësore në Laprakë.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia. Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar nga zjarri apo jo.
Vetëm pak ditë më parë këtë qendër shëndetësore e inauguroi vetë Edi Rama me një ceremoni të madhe.

