Diplomati: Statusi i varrezave greke është komprometues

DNë një analizë për zhvillimet diplomatike të këtij viti në News 24, diplomati Agim Nasho u ndal edhe tek çështja e negociatave me Greqinë.

Ai tha se ka mungesë transparencë dhe për ecurinë e bisedimeve. Ndërkohë lidhur me ndërtimin e varrezave të reja të ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke 1940-1941, diplomati u shpreh se statusi “varreza historike” është komprometues, pasi Shqipëria nuk ka pasur rol agresiv ndaj Greqisë dhe fqinjëve.

“Ka disa zhvillime pozitive për diplomacinë e vitit 2017. Fjala që mbajti Rama me trupin diplomatik ishte e rëndësishëm, pasi u drejtua fokusi tek diplomacia ekonomike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Normalizimi i marrëdhënieve me Maqedoninë është pozitive. Nisja e bisedimeve me Greqinë është pozitive. Kemi çështjen e varrezave dhe te Janullatosit që tregojnë se pavarësisht dëshirës që ka Shqipëria, ekuilibri është i domosdoshëm edhe me çështjen e jashtme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka mungesë transparence për bisedimet me Greqinë dhe më shumë po informohemi nga mediat greke. Statusi “Varreza historike” është komprometuese.

Ne ishim të përdoruar , pasi Italia përdori Shqipërinë për të sulmuar Greqinë. Shqipëria nuk ka pasur rol agresiv ndaj Greqisë apo ndaj fqinjëve. Marrëdhëniet ndaj Greqisë duhet të jenë shumë të mira dhe me baza solide dhe me reprocitet të plotë” tha Agim Nesho.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?